
Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga sot për një muaj
Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë 1 qershor për ta vijuar për një muaj.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një video-mesazh për këtë ditë të rëndësishme për vendin tone ku thotë se Kombet e Bashkuara nuk kanë vlerë më të lartë për të promovuar sesa drejtësia dhe sundimi i ligjit.
Shqipëria e promovon atë kombëtarisht dhe e mbron ndërkombëtarisht.
Drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë drejtim.
*Tibo News