
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BP
Gati 966.000 persona kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2022, që përkthyer në shifra do të thotë 50 % më shumë se në vitin 2021.
Ky është numri më i lartë i regjistruar i azilkërkuesve që nga kriza me refugjatë më 2013, sipas raportit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Evropian.
Në këto shifra nuk janë përfshirë gati 4 milionë refugjatë ukrainas që kanë marrë status të posaçëm që nga marsi i vitit të kaluar, për shkak të luftës nga Rusia.
Shumica e kërkesave për azil janë kryer nga sirianët, afganët dhe turqit. Por numri i aplikantëve nga Ballkani Perëndimor, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe Serbia ka pësuar rritje të ndjeshme.
Shqipëria rezulton me numrin më të lartë të azilkërkuesve, përkatësisht 13.043.
2.349 prej kërkesave janë të përsëritura dhe në total vetë 6 për qind e aplikimeve janë pranuar.
*Tibo News.