Shqipëria me makinat më të vjetra

Shqipëria rezulton në përgjithësi me makina të vjetra, në një kohë kur Europa po shkon drejt makinave të reja miqësore me mjedisin. Makinat e vjetra shkaktojnë ndotje të madhe të ambientit, ndërkohë që bëhen më shumë shkak për aksidente.

Eurostat ka publikuar disa të dhëna të referuara vitit 2022, në të cilën rezulton se në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, shifër kjo më e larta në Europë.

Ndërkaq në Kosovë, kjo shifër përllogaritet në 22.6%, në Mal të Zi 25.6% dhe me Bosnjë Hercegovinën 35%.

Megjithatë ekspertët thonë se aktualisht, situata lidhet me modelin ekonomik që ndjekin vendet e Ballkanit dhe që në të ardhmen pritet të zbehet gradualisht.

Sa i përket Europës, sipas Eurostat, përqindjet e makinave më të reja ishin më të larta në Luksemburg përkatësisht  me 18,4 %, Gjermania me 15,4 % dhe Suedia me 14,5 %.