
Shqipëria me dy medalje në Lojërat e Mesdheut në Algjeri
Shqipërisë i vijnë dy medalje nga Lojërat e Mesdheut që po mbahen në Algjeri.
Mundësit rusë që garojnë për ngjyrat kuqezi kanë fituar në finale për kategoritë e tyre.
Zemilkhan Abakarov u shpall kampion Mesdheu pasi fitoi 11-0 me një kundërshtar egjiptian në peshën deri 65 kilogramë, stil i lirë.
I suksesshëm ishte edhe Islam Dudaev i cili mori medalje bronzi. Dudaev fitoi 8-0 me një kundërshtar algjerian, duke dominuar plotësisht këtë sfidë.
*Tibo News