
‘Shqipëria mbështet rezolutën e OKB për paqen në Ukrainë’
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka mbajti një fjalim në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, edhe me rastin e 1 vjetorit të luftës në Ukrainë.
Kryediplomatja shqiptare gjatë fjalimit të saj, dënoi aktet e dhunshme të Rusisë mbi popullin e Ukrainës.
Krimet e Luftës që ka kryer në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, bombardimet pa kriter të qyteteve dhe qytezave të tëra, përdhunimet, ekzekutimet, mobilizimi masiv i të dënuarve dhe mercenarëve, janë ndoshta akuza më e mirë ndaj natyrës së vërtetë të luftës së Rusisë.
*Tibo News