Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.  Së shpejti do të nisin procedurat përkatëse për dy vendet, pavarësisht paralajmërimit të Rusisë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur mbështjetjen për dy vendet gjatë takimit jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut këtë fundjavë, mbajtur në Berlin.

Sa i takon situatës në Ukrainë, ministrja Xhaçka tha se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës.

Në vijim të mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, ministrja bëri me dije se Shqipëria do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit.

*Tibo News.