
Shqipëria krah 61 vendeve që firmosin “Deklaratën për të Ardhmen e Internetit”
BE, SHBA dhe 32 vende të tjera mes tyre edhe Shqipëria dhe vende të rajonit kanë nënshkruar “Deklaratën për të Ardhmen e Internetit”.
Kjo deklaratë me tre faqe, e përmbledhur nga Komisioni Europian dhe Shtëpia e Bardhë, përcakton prioritetet kryesore për internet të hapur, të lirë, global, të ndërveprueshëm, të besueshëm dhe të sigurtë.
Në këtë deklaratë, nënvizohen objektivat kryesorë, të tilla si: heqja e përmbajtjes së paligjshme pa kufizuar lirinë e shprehjes, neutralitetin e rrjetit, por gjithashtu edhe përballueshmërinë në aspektin financiar.
Deklarata ofron një vizion të gjerë të rrjetit dhe miksim të çështjeve specifike të 61 vendeve firmëtare në total. Në dokument thuhet se teknologjia dixhitale duhet të ketë potencialin për të promovuar ndërlidhjen, demokracione, paqen, sundimit e ligjit etj, por gjithashtu shprehet shqetësimi se qasja në internetin e hapur është e kufizuar nga disa qeveri autoritare dhe platformat online apo mjetet digjitale përdoren gjithnjë e më shumë për të shtypur lirinë e shprehjes. Si dhe për të mohuar të drejtat e tjera të njeriut dhe liritë themelore.
“Ne jemi të bashkuar nga besimi në potencialin e teknologjive dixhitale për të promovuar ndërlidhjen, demokracinë, paqen, sundimin e ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut dhe lirive themelore”.
*Tibo News.