AlbanianEnglish

Shqipëria jep 1 mln euro për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve

Shqipëria dhuron 1 milion euro ndihmë për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Varshavë të Polonisë. Kryeministri Edi Rama u shpreh mirënjohës për praninë e vendit tonë në këtë Konferencë, edhe pse siç tha, është i vetëdijshëm për kontributin tonë modest. “Në këtë konferencë Shqipëria synon të kontribuojë me 1 milionë euro. jemi të vetëdijshëm që kjo s’do të ndryshojë fatin e luftës dhe rindërtimit, por jemi shumë të nderuar që jemi këtu. I jam mirënjohës kryeministrave të Suedisë dhe Polonisë që na bënë pjesë të kësaj konference. Do jem në krah të popullit të Ukrainës duke synuar të kemi një fund të luftës dh të shohim paqen të vijë sa më shpejt”, tha kryeministri Rama.

You don't have permission to register