Shqipëria, e katërta në Europë për vajzat e diplomuara në degë ekzakte

Shqipëria po shënon rritje të numrit të grave dhe vajzave që ndjekin degët ekzakte dhe diplomohen.

Sipas një raporti të Eurostat, Shqipëria renditet e katërta nga 37 vende për përqindjen e lartë të femrave që ndjekin universitetin dhe diplomohen në lëndë të tilla.

Sipas të dhënave përqindja më e lartë është e vajzave që ndjekin degët si matematikë, inxhinieri, ndërtim, teknologji dhe komunikacion.

Shqipëria klasifikohet në vendin ku gjinia femërore zë 42 deri në 60% të të diplomuarve në këto fusha, duke u shënuar me ngjyrë të kuqe në hartë.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria vjen pas Maqedonisë dhe Serbisë, që mbajnë përqindjen më të lartë me 48.4 % dhe 44.4 %.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në Bashkimin Europian, Rumania mban vendin e parë me afro gjysmën e të diplomuarve femra në këto fusha, ndjekur nga Polonia, Greqia dhe Italia.

Përqindjen më të ulët e mban Belgjika me  (27.4%), Spanja dhe Gjermania të dyja me 27.7% dhe AustriA (28.0%).