Shqipëria e fundit në rajon për cilësinë e universiteteve

Shqipëria e fundit në rajon për cilësinë e universiteteve, republika e maqedonise se veriut  dhe Serbia më lart. Universiteti i Tiranës renditet i fundit nga Universitetet kryesore të vendeve të rajonit.

Në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking web of Universities” Shqipëria renditet e 3 786-ta nga 31 mijë universitete në 200 shtete të botës.

Në rajon, i pari renditet Universiteti i Athinës, pasuar nga Universiteti i Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Klasifikimi që bën ‘Ranking web’ bazohet në cilësinë, kërkimin shkencor, performancën e çdo universiteti, sipas pasqyrimit që ato vetë bëjnë në web-et e tyre.

“Harvard University” vazhdon të mbetet universiteti më i mirë në botë. Pas Harvardit renditen “Stanford University” dhe “Massachusetts Institute of Technology”.