
Shqipëria do të heqë tarifat doganore me Kosovën
Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria do t’i heqë të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.
Ai shpreson që këtë hap ta marrë edhe Qeveria e Kosovës.
Edi Rama deklaroi të dielën se është e pakutueshme që Shqipëria të heqë doganën për shtetet anëtare të Ballkanit të Hapur, e ta mbajë me Kosovën.
Këtë të hënë pritet të mbahet në Prishtinë mbledhja e tetë e dy qeverive, Kosovë- Shqipëri ku do të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve.
*Tibo News.