AlbanianEnglish

Shqipëria dhe Adriatiku si një portë hyrëse për internetin në Ballkan

Rrjeti kombëtar i edukimit dhe kërkimit është hapi i të gjitha institucioneve dhe universiteteve publike, por jo vetëm, të cilat janë të lidhura në një rrjet të përbashkët infrastrukture IST dhe marrin shërbime të ndryshme, qofshin ato të telekomunikacionit, software apo dhe shërbime të tjera.

Dy vitet e fundit RASHI ka patur bashkëpunime me ISP të ndryshe dhe kompani të ndryshme qofshin ato shqiptare apo të huaja, të cilat janë bërë pjesë e iniciativës të projektit ANIX.

ANIX është pika e parë dhe e vetme e shkëmbimit të internetit neutrale dhe jofitimprurëse në Shqipëri. ANIX është i hostuar në RASH, Rrjeti Akademik Shqiptar, në Data Center-in e tij në zemër të Tiranës. ISP-të kombëtare dhe të huaja vijnë në ANIX për të ndërlidhur rrjetet e tyre, duke përmirësuar shpejtësinë, gjerësinë e brezit dhe sigurinë e të dhënave të tyre.

You don't have permission to register