Shqipëria bashkëpunim në turizëm me Kinën

Heqja e vizave mes Shqipërisë dhe Kinës është pasuar edhe me marrëveshje të tjera, kryesisht në fushën e turizmit.

Marrëveshja e fundit ka në fokus bashkëpunimin mes bizneseve turistike të të dy vendeve.

Për ministren Mirela Kumbaro kjo marrëveshje do të sjellë rritje të flukseve turistike nga ky vend. Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Ding Zhou tha se kjo marrëveshje do hapë mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.

Përmes marrëveshjes pritet që Shqipëria të promovohet edhe më shumë në tregun kinez. Të dhënat e fundit të janarit të këtij viti treguan se ka patur një fluks vizitorësh të huaj 94% më shumë sesa në vitin paraardhës.

*Tibo News