Shqipëria 111 vjet shtet i Pavarur, ja çfarë pritet të ndodhë në qendër

Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë dhe krijimit të shtetit.

Në vitin 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur.

Në Tiranë do të organizohet parada e shqiptarëve, ku do të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trojet si dhe 150 ansamble popullore.

Rreth 5 mijë persona do të jenë pjesë e festimeve.

Parada do nisë nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do përfundojë në sheshin “Skënderbej”.

Parada do të zgjasë 2-3 orë dhe në përfundim do të bëhet ngritje simbolike e flamurit shqiptar.

Ndërsa në mbrëmje, do të mbahet Festivali i Gjirokastrës në sheshin “Skënderbej”.

Festimet do vijojnë edhe një ditë më pas, më 29 Nëntor, pasi do të jetë edhe “Nata e Bardhë” e kthyer në traditë me koncertin festiv.

111-vjetori i Pavarësisë së vendit do të mbledhë për herë të parë pas shumë vitesh shqiptarë dhe personalitete nga çdo trevë shqipfolëse dhe diaspora e largët.