Shqipëri-Spanjë nesër në TIBO. Ja 3 ndryshimet e mundshme në formacionin e Kombëtares

Nesër në orën 21:00 zhvillohet ndeshja e Kombëtares kundër Spanjës dhe ka mundësi që trajneri Sylvinho të bëjë 3 ndryshime në formacion.

E duket se trajneri do i bëjë këto ndryshime për t’ju përgjigjur lojtarëve spanjollë.

Gazetari i Klan, Glendi Tafaj ka treguar se mund të ketë 2-3 ndryshime, ndoshta edhe pak më tepër në ndeshjen me Spanjën, jo për shkak të performancës që lojtarët që do të ulen në stol zhvilluan ndaj Kroacisë, por për shkak të ndryshimit taktik që Sylvinho kërkon të bëjë dhe për t’iu përshtatur kundërshtarit.

‘Pra, lojtarët që do të hyjnë, nuk do të hyjnë sepse ata që ishin në fushë luajtën keq, por do të hyjnë se janë më të përshtatshëm për të ju përgjigjur lojtarëve spanjollë, kështu që mund të kemi dhe 3 ndryshime në formacion’.

Në 18:35 është parashikuar konferenca për mediat e trajnerit Sylvinho dhe Gjimshitit. Sfidën Shqipëri-Spanjë dhe të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do mund t’i ndiqni në Platformën Tibo, në cilësinë më maksimale. Nga oferta e TIBO mund të përfitosh ndeshjet dhe një gamë të gjerë shërbimesh.