Shqetësim mbi qarkullimin e parave false në Shqipëri

Arrestimi i tre të rinjve pak ditë më parë, si autorë të hedhjes në treg të kartëmonedhave false, ka ngritur shqetësimin e qarkullimit të parave false në vendin tonë.

Në një vëzhgim në rrjetet sociale konstatohet se prerje të ndryshme të monedhave shqiptare dhe të huaja, shiten lehtësisht.

Faqet anonime reklamojnë produktin e tyre, duke i cilësuar identik me origjinalin.

Eksperti Ervin Karamuço, apelon autoritetet e policisë të shtojnë vigjilencën dhe kontrollet, pasi tregu shqiptar është i rrezikuar nga paratë false.

*Tibo News.