‘Shpresojmë që deri në 2030-ën të jemi në BE’

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpresojnë që deri në vitin 2030 do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Kjo ishte deklarata e përbashkët e dy ministrave të Punëve të Jashtme të të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Olta Xhaçka teksa patën takim në Shkup.

Ata i vlerësuan si shumë të mira raportet mes dy vendeve, në veçanti ato që kanë të bëjnë me integrimin në strukturat euroatlantike.

Ministrja Olta Xhaçka deklaroi se Tirana dëshiron që dy vendet së bashku të ecin edhe në rrugën e integrimit evropian, ashtu siç e bën ku u anëtarësuan në NATO, por ajo tha se kjo nuk do të mund të bëhet nëse shtetet nuk përmbushin kushtet.

*Tibo News