Shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti anëtarët e një familje

Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në Kodër Rrëshen gjatë paraditës, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit, bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin pasagjere.

Fatmirësisht të 3 të aksidentuarit janë transportuar në spital, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.