Shpëtohet turisti nga Kosova, ishte bllokuar në bjeshkët e Doberdolit

Një turist i cili kishte mbetur i bllokuar në bjeshkët e Doberdolit u shpëtua nga Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës. Turisti së bashku me dy turistë të tjerë kanë qenë duke eksploruar zonën e Valbonës.

Sipas asaj që njofton policia, tre turistët janë nga Kosova ku dy prej tyre kishin arritur që të kalonin në zonën e Kosovës ndërsa njëri është ndihmuar nga policia.

Bëhet e ditur se turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jo në rrezik për jetën.