AlbanianEnglish

Shpëtohet ariu i fundit nga Shqipëria

Ariu i fundit i cili mbahej në robëri në Shqipëri është transferuar këtë të enjte drejt Austrisë.

Organizata ndërkombëtare e mirëqenies së kafshëve “Four Paws” shpëtoi ariun i cili quhej Mark dhe  mbahej në një kafaz.

Veterinerët vunë re se ariu 24 vjeçar ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore si pasojë e kequshqyerjes dhe faktit se nuk ka pasur mjedisin e duhur për të jetuar.

Magdalena Schrek-Trettin koordinatore projekti nga Four Paws u shpreh se Mark ishte ariu i njëmbëdhjetë dhe i fundit në vendin tonë që është mbajtur në kafaz.

Ajo tregoi se që prej vitit 2013 janë shpëtuar mbi 30 arinj për tu dërguar në ekosisteme më të përshtatshme.

Streha e arinjve në Austri ku Mark do të dërgohet ofron kushte miqësore për kafshët të shpëtuara nga robëria që nga viti 1998.

Aktualisht, tre arinj të murrmë jetojnë në një sipërfaqe totale prej 14 mijë metrash katrorë në këtë strehë.

Shqipëria ka patur prej vitesh një kulturë të atraksionit turistik nëpërmjet kafshëve të ballsamosura, arinjve kërcimtar dhe praktikave të tjera të mbajtjes në robëri të kafshëve të botës së egër.

Ligji për kafshët e egra e ka të ndaluar marrjen dhe mbylljen e kafshëve të egra nga natyra, por lejon mbajten e kafshëve që kanë lindur në robëri.

*TiboNews

You don't have permission to register