AlbanianEnglish

Shpërthim në minierën turke, 40 viktima dhe të tjerë të lënduar

40 persona thuhet të kenë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një miniere qymyri në Turqinë Veriore.

Sipas ministrisë së Brendshme turke, 58 njerëz janë shpëtuar nga miniera ndërsa ka ende të bllokuar. Rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit të premten, pothuajse gjysma e tyre në mbi 300 metra thellësi.
Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, në përpjekje për të gjetur dhe shpëtuar më shumë të mbijetuar.

Pamjet e publikuara tregojnë minatorët që dalin të nxirë nga miniera në Amasra, në bregun e Detit të Zi.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në rreth 300 metra thellësi. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa prokuroria vendase ka nisur hetimet.

Ministri i Energjisë i Turqisë tha se kishte indikacione fillestare se shpërthimi ishte shkaktuar nga lagështia, dhe prania e metanit ka formuar një përzierje shpërthyese në minierat e qymyrit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë vendin e ngjarjes ditën e sotme. Kryetari i bashkisë së Amasra Recai Cakir tha se shumë nga ata që mbijetuan kishin pësuar “lëndime të rënda”.
Miniera i përket ndërmarrjeve shtetërore turke të qymyrit.

Turqia dëshmoi fatkeqësinë e saj më vdekjeprurëse të minierave të qymyrit në vitin 2014, kur 301 njerëz vdiqën pas një shpërthimi në qytetin perëndimor të Soma.

*Tibo News

You don't have permission to register