
Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë
Qielli i ishullit të madh të Havait u kthye në një ngjyrë të kuqe të ndezur ndërkohë që vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa, filloi të shpërthejë për herë të parë që nga viti 1984, duke i dhënë fund periudhës së tij më të gjatë të qetë të regjistruar në histori.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se për momentin llava është e mbajtur brenda samitit, por ata kanë paralajmëruar banorët se gazrat vullkanikë dhe hiri i imët mund të nisin të lëvizin.
Për herë të fundit Mauna Loa shpërtheu në mars dhe prill të vitit 1984, duke dërguar një rrjedhë llave brenda 5 milje nga qyteti më i madh i ishullit.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Havait nuk ka lëshuar ende asnjë urdhër evakuimi megjithatë ata kanë hapur dy strehimore në ishull si një masë paraprake, por gjithashtu theksuan se nuk ka shenja që llava të kërcënojë zonat e populluara.