“Shpërthen” skandali në Parlamentin Europian për Kupën e Botës në Katar

Një skandal ka shpërthyer oërt e fundit në Parlamentin Europian në lidhje me Kupën e Botës në Katar.

Hetimi nga policia federale belge çoi në arrestimin e katër italianëve si dhe marrjen në pyetjen të zv. Presidenten Eva Kaili për korrupsion të dyshuar dhe pastrim parash me një përpjekje për të mbrojtur Katarin nga akuzat për shkelje të të drejtave të njëriut dhe të drejtave të punëtorëve dhe për rrjedhojë reputacionin e Kupës së Botës.

Hetuesit dyshojnë se një vend, kurrë nuk është deklaruar hapur, ka tentuar të ndikojë në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian, por sipas “Le Soir” vendi në fjalë është Katari