Shpërthen sërish Vullkani në gadishullin e Islandës

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandën jugore për shkak të një tjetër shpërthimi vullkanik në Gadishullin Reykjanes – i katërti që nga dhjetori.

Mendohet të jetë shpërthimi më i fuqishëm deri tani. Llava ka arritur në drejtimin lindor rreth qytetit të evakuuar të Grindavik, thanë mediat lokale

Njerëzit janë zhvendosur gjithashtu nga Laguna Blu aty pranë, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës.

Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, shpërthimi filloi pas orës 20:00 me orën lokale (20:00 GMT) të shtunën, në veri të Grindavik.