
‘Shpërthen’ pandemia e COVID në Korenë e Veriut
Koreja e Veriut raportoi 392,920 njerëz me “ethe” dhe tetë vdekje të lidhura gjatë 24 orëve të fundit, që e çoi numrin e të vdekurve në 50.
Numri i përgjithshëm i njerëzve me “ethe” u rrit në 1.21 milion që kur rasti i parë i tillë u raportua në fund të prillit.
Të dielën, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un kryesoi një takim të nivelit të lartë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe diskutoi masat parandaluese të epidemisë.
Ai kritikoi kabinetin dhe sektorin e shëndetësisë për mungesën e barnave në kryeqytet dhe urdhëroi një furnizim të menjëhershëm.