
Shpërthen AquaDom, Akuariumi i Berlinit
Një akuarium i madh në Berlin shpërtheu të premten në mëngjes duke bërë që një milion litra ujë të përmbysin një hotel.
Xhami dhe pjesë të tjera u hoqën nga ndërtesa, e cila përmban gjithashtu një hotel dhe kafene.
Policia gjermane tha se dy persona u plagosën nga copat e xhamit dhe se shpërthimi kishte shkaktuar një dëm të madh.
Akuariumi 25 metra i lartë, i cili përmbante 1,500 peshq, ishte vendosur në Hotelin Raddison Collection.
Akuariumi ishte më i madhi cilindrik në botë, sipas Sea Life Berlin.
Sipas faqes së internetit, rreth 1500 peshq nga mbi 100 lloje të ndryshme jetonin në rezervuarin tropikal.
Pati spekulime se temperaturat ngrirëse kishin kontribuar në ngjarjen që ndodhi, por autoritetet po kryejnë hetime.
Udhëtimi 10-minutësh me ashensor përmes rezervuarit ishte një nga pikat kryesore të atraksionit.
AquaDom u hap në vitin 2003 me një kosto prej 12.8 milion euro.
*Tibo News