Shpërndanin kokainë në Greqi, shkatërrohet grupi shqiptar

Policia greke ka arrestuar 14 personash dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin kokainë në ishullin e Korfuzit. Mes të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim janë 11 shtetas shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda. Ndër të arrestuarit është edhe një i kërkuar nga Interpol Tirana si dhe një ish polic grek.

Sipas policisë greke ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 duke qarkulluar rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia. Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë.

Disa prej personave të arrestuar mësohet se ndodheshin në burg, të arrestuar më parë. Mes personave të arrestuar është edhe Enivled Aliaj, 39 vjeç nga Saranda.

Enivled Aliaj rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “dhunë në familje”. Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.

Personat e arrestuar janë:

Romeo Bici

Bernard Arapi

Edlira Qendro

Enivled Aliaj

Donald Aliaj

Endri Hoxha

Klement Hoxha

Nikolas Paktitis

Anastasia Simati

Dhimitra Handrinou

Theodhoros Petropulos

Kristoforos Athanasios ish polic grek

Andreas Komianos

Theodhoros Kurkulos

Në kërkim u shpallën:

Laert Beleri

Anest Bino

Mirel Mustaka

Miklovan Deneko

Olena Ivanova