AlbanianEnglish

Shpërndahen protestuesit e klimës në Gjermani

Policia gjermane njoftoi se ka arritur që këtë të diele të shpërndajë të gjithë aktivistët mjedisorë që po protestonin në Lützerath kundër zgjerimit të një miniere qymyri.

Përgjatë protestave masive ka pasur me qindra të plagosur, ndërsa të shtunën mori pjesë në këtë protestë edhe aktivistja e njohur mjedisore Greta Thunberg.

Policia raportoi për përleshje mes protestuesve dhe efektivëve të saj.

Sipas autoriteteve në protestë morën pjesë 15,000 persona ndërsa organizatorët thonë se kanë qënë rreth 35,000 persona.

Kjo protestë e fundit e ditës së shtunë u organizua në mbështetje të 300 aktivistëve të cilët zgjodhën të qëndronin në zonë pavarësisht një vendimi gjykate që ato të largoheshin.

Policia tha se rreth 70 oficerë sigurie u plagosën në përleshjet dhe se 150 persona ishin ndjekur penalisht.

Fuqia Ekzekutive Gjermane e konsideron të nevojshme zgjerimin e minierës për të garantuar sigurinë energjetike të Gjermanisë, duke kompensuar ndërprerjen e furnizimit me gaz rus, një arsye që protestuesit e refuzojnë, duke pretenduar se rezervat aktuale të linjitit janë të mjaftueshme.

*TiboNews

You don't have permission to register