Shpërndahen paratë e zgjedhjeve, çfarë ndodh me Berishën?

Demokratët ‘ndahen’ edhe financiarisht.

Komisioni i Ekonomisë i akordoi Komisionit Qendror Zgjedhor një fond prej 100 milionë lekësh.

Sali Berisha nuk do të jetë përfitues.

Pjesa me madhe nga paratë e fushatës do shkojë për socialistët.

Shifra e akorduar duket se zemëroi deputetët e Foltores, të cilët aktualisht kanë vetëm selinë, por jo buxhetin.

Sali Berisha duket se do jetë në duart e Ilir Metës për të financuar fushatën e kandidatëve të tij.

Sipas KQZ, paratë e fushatës bazohen në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2015, sepse zgjedhjet e kaluara vendore u bojkotuan nga kandidatët demokratë.

*Tibo News