Shpërblim shtesë për 586 zjarrfikës, dy paga plus për 38 efektivë të FA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do ketë shpërblim për punën e zjarrfikësve përgjatë gjithë vitit.

Nga rrjetet sociale ai ka shtuar se shpërblimi shtesë do jepet për 586 zjarrfikës, ndërsa dy paga shtesë janë për 38 efektivë të Forcave të Armatosura të cilët punuan me zjarret në Greqi.

Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se këtë fundvit do të japim një pagë shtesë si shpërblim të veçantë për 586 punonjësit e shërbimit zjarrfikës, si dhe dy paga shtesë për 38 efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar në misionin e ndihmës po për zjarret në shtetin fqinj të Greqisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.