AlbanianEnglish

Shpërblehet ish polici që u paralizua në krye të detyrës dhe humbi edhe kolegun

Ish punonjësi i Policisë Rrugore Resmi Hasanpapa është shpërblyer me çekun 10 mijë dollarë, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për punën e tij. Çeku iu dhurua nga Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, përmes një përfaqësuesi nga ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore.

Përfaqësuesi i Shoqatës Erald Krisafi, në emër të drejtuesit Elton Shametaj, teksa i dhuroi çekun  ish punonjësit të policisë tha se kjo shoqatë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’ju ardhur në ndihmë punonjësve të Policisë.

Jeta e Resmi Hasanpapës mori kthesën e trishtë në vitin 2004, teksa së bashku me kolegun e tij Allaman Dervishi u qëlluan me armë nga dy shtetas, plumbat qëlluan fatalë për Dervishin ndërsa Hasanpapa u dëmtua në këmbë.

megjithatë kjo nuk e ndaloi në vullnetin e tij për të dhënë kontributin si punonjës policie, siç deklaroi edhe Shefi i Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Besmir Qibini, Hasanpapa prej 2016-ës është integruar duke dhënë kontributin vullnetar pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

You don't have permission to register