Shpërblehet ekipi që punoi për negociatat me BE

Pasi i shpërbleu financiarisht me vendim qeverie me një pagë shtesë, kryeministri zgjodhi që t’i falenderojë dhe personalisht të gjithë punonjësit e administratës publike që përbënin grupin negociator në procesin Screening. Bashkë me falënderimet, Rama nuk i kursen vlerësimit për ta duke i krahasuar me kombëtaren e futbollit për nga fitorja që i dhanë Shqipërisë.

Por ndërkohë që procedura e anëtarësimit pas përfundimit të Screening parasheh nisjen e hapjes e kapitujve konkretë, Shqipëria nuk do të mund ta hedhë këtë hap, derisa Greqia të heqë dorë nga veto.

Bllokimi është i kushtëzuar me lejimin e betimit të Fredi Belerit, por Rama deklarohet i hapur për të negociuar me qeverinë greke, edhe pse sërish thotë prerazi se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje në vendimin e sistemit të drejtësisë.

Kryeministri flet me shifra për përfitimet financiare që ka vendi gjatë këtij procesi. Rama se sheh Shqipërinë si pararojë krahasuar me 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit, edhe pse Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur negociatat shumë vite përpara vendit tonë.