AlbanianEnglish

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën me 1.3%

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën me 1.3% vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020.

Sipas institutit të Statistikave vlera e shpenzimeve mesatare për konsum llogaritet ne 84.5 mijë lekë, nga 83.4 mijë lekë që ishte.

Pjesa më e madhe e tyre, gati 41.3% e buxheteve familjare shkojnë për t’u ushqyer, ndërsa rreth 10% e shpenzimeve për banesën për mbulim e faturave të energjisë, ujit apo pagesat e qirasë.

Të dyja këto grupe së bashku përbëjnë peshën më të madhe të shpenzimeve të buxhetit të një familje shqiptare, me mbi gjysmën e tyre.

*Tibo News

You don't have permission to register