
Shpallet ngjyra e vitit 2023, ndikimi nga moda tek arredimi i shtëpive
A e keni menduar se sa të rëndësishme janë ngjyrat në jetën tonë? Duke nisur nga natyra, tek ambienti që na rrethon, ngjyrat e mureve dhe orendive të shtëpisë, ngjyrat e veshjes dhe ato që duam të shohim për tu relaksuar nga streset e përditshme.
Dhe Pantone sapo ka shpallur ngjyrën me nuancën që do na shoqërojë gjatë vitit 2023.
Pantone ka shpallur nuancën Viva Magenta 18-1750 për vitin që vjen.
Sipas drejtoreshës ekzekutive të Pantone, Leatrice Eiseman, Viva Magenta është një ngjyrë vibruese dhe energjike dhe mes këtyre viteve të fundit tepër të vështira, pandemi dhe krizë ekonomiko -energjitike globale, kemi nevojë më shumë se kurrë.
Çdo vit kompania e njohur shpall nuancën e re të vitit dhe kjo është një punë jo aq e lehtë sa mund të mendohet.
Zbulimi vjetor i ngjyrave ka për qëllim të përfaqësojë dhe të krijojë ‘humorin’ e vitit të ri dhe ka ndikim në gjithçka, duke filluar nga moda, tek pajisjet shtëpiake e deri te nuancat e thonjve.
Sipas Pantone, Viva Magenta 18-1750, ‘mirëpret këdo me të njëjtin entuziazëm për jetën dhe shpirtin ‘rebel’. Është një ngjyrë që është e guximshme, plot zgjuarsi dhe gjithëpërfshirëse”.
Nuanca e guximshme e këtij viti është një nivel më lart për sa i përket faktorit ‘WOW’ nga zgjedhja e vitit të kaluar, Very Peri, e cila u përshkrua si një ‘ngjyrë blu dinamike me një nuancë gjallëruese vjollce-të kuqe’, që supozohet si ngjyra përmbledhëse e një momenti ‘tranzicioni .’
Është gjithashtu shumë larg nga fituesit e përbashkët të vitit 2020, të cilët panë një të verdhë të ndezur – Ndriçuese – dhe një gri të qymyrit – Ultimate Grey -.
Viva Magenta rrjedh nga familja e ngjyrës bazë të kuqe dhe është frymëzuar nga e kuqja e cochineal, një nga ngjyrat më të çmuara që i përket familjes së ngjyrave natyrale si dhe një nga më të fortat dhe më të ndritshmet në botë.
Ngjyrat e shpallura për vitet e kaluara:
PANTONE 17-3938 Very Peri-2022
*Tibo News