Shpallen maturantët fitues për në universitet

Janë shpallur maturantët fitues në universitete. Ata mund të ankimojnë me një afat deri më 1 shtator, pasi të njihen me listën e plotë.

Fitues janë ata kandidatë të përcaktuar deri te vija e kuqe e  cila është vendosur në varësi të kuotave.

Viti i ri Akadamik 2022-2023 do të nisë më 17 Tetor.

Regjistrimi i fituesve të raundit të parë për në universitete do të kryhet online në portalin U-Albania, në periudhën 2-15 Shtator.

Në këtë raund kanë aplikuar 21 mijë maturantë, ndërsa vitin e shkuar aplikuan 23 mijë maturantë.

*Tibo News