Shpallen fituesit e konkursit “Shqipëria Ime”

Në konkursin e përvitshëm Shqipëria Ime mbi pikturën, u dhanë 9 çmime në 3 kategori.  Ky konkurs realizohet nga Ministria e Arsimit në shkollat e gjithë vendit.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoni, ku vuri në pah afeksionin e tij të ditur tashmë ndaj pikturës. Në cilësinë e ish pedagogut të arteve, vlerësoi punimet e të rinjve.

Kryeministri tha se rruga e artit është një rrugë e vështirë dhe jo e lehtë, por krahas profesionit, pasioni për artin të mbahet gjallë nga ata që e duan.

Ndërsa Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se kjo traditë do të vazhdojë, dhe se ky konkurs nuk ka zbuluar vetëm talente të reja, por është një konkurs gjithëpërfshirës, një vizion ky i sistemit arsimor.

*Tibo News