Shpallen emrat e ministrave të rinj në qeverinë Rama!

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë qeverinë, duke futur emra të rinj dhe të njohur në disa dikastere. Nga ata që ishin, Ogerta Manastirliu që ishte ministre e Shëndetësisë, e ka emëruar në ministrinë e Arsimit, duke larguar kështu Evis Kushin. Ndërkaq, Delina Ibrahimaj është larguar nga drejtimi i ministrisë së Financave duke e vënë në krye të ministrisë për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit.

Ministra të emëruar për herë të parë në qeverinë Rama 3 janë 4 emra. Igli Hasani, Arbjan Mazniku, Ervin Mete dhe Albana Koçiu.

Lista me emrat e ministrave të rinj:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Ervin Mete

Ministër për Europën dhe punët e jashtme -Igli Hasani

Ministre e Arsimit – Ogerta Manastirliu

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural-Anila Denaj

Ministre e Shëndetësisë – Albana Kociu

Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit-Delina Ibrahimaj

Ministër shteti për pushtetin vendor-Arbjan Mazniku