Shpallen 92 efektivët e policisë që përfitojnë kredi pa interes për shtëpi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete shpallën punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, që përmbushin kriteret për të përfituar kredi me zero interes për banesë. Programi qeveritar parashikon që deri në vitin 2025, të jenë të paktën 900 familje përfituese të punonjësve të policisë në nevojë për strehim.

Për këtë vit, pas shqyrtimit të aplikimeve, u njoftuan 92 emra fitues, që plotësonin kriteret për të përfituar një kredi pa interes.

Duke bërë një sqarim rreth kategorive fituese dhe kritereve, ministri Balla u shpreh se “janë kualifikuar 92 punonjës policie, përkatësisht 16 punonjëse gra e vajza dhe 76 punonjës burra e djem.

Veç faktit që jeni të gjithë të rinj, 78 punonjës janë të rolit bazë dhe 14 të tjerët me grada Nënkomisar deri një prej tyre, Komisar. Përfituesit janë të shpërndarë në gjitha drejtoritë”.