
Shorti i UEFA, Shqipëria U-21 në Grupin E. Kush janë rivalët?
Shorti i që u hodh në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës ka përcaktuar 9 grupet përbërëse të kualifikueseve të Kampinatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.
Shqipëria U-21 është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.
Ndeshjet e fazës kualifikuese të Europianit U-21 do nisin në datën 20 mars dhe do përmbyllen më 15 tetor të 2024-s.
Të konsideruara dy kokat e grupit janë Rumania dhe Zvicra, të cilat do jenë të impenjuara edhe në finalet e Europianit 2023 në muajt qershor-korrik.
Përfaqësuesit e FSHF-së do të diskutojnë me homologët e tyre të Grupit E për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet ku do të luhen ndeshjet e grupit, si dhe për të vendosur kalendarin përfundimtar.
Shqipëria U-21drejtuar nga trajneri Alban Bushi do synojë të kualifikohet për herë të parë në fazën finale të turneut, që do të luhet në vitin 2025 në Sllovaki.
Në eliminatoret e këtij turneu marrin pjesë 53 vende të ndara në 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5 të tilla.
Shqipëria U-21 është e pozicionuar në vendin 36. Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të fazës kualifikuese së bashku me tre vendet e dyta më të mira do kalojnë direkt për në fazën finale.
Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do përballen në fazën play-off për të siguruar tre biletat e fundit për finalen e turneut. Ndeshjet e fazës play-off do luhen më 11-19 nëntor 2024.
*Tibo News