Shorti i Europa League vë përballë skuadrat gjermane me ato spanjolle

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i Europa League, që ka përcaktuar sfidat çerekfinale dhe rrugëtimin e skuadrave drejt finales së madhe të Seviljas.

Pas Leverkusenit, Atalanta do të përballet me një tjetër skuadër gjermane në çerekfinalet e Europa League. Zikaltërit e Gasperinit do të ndeshen me Leipzig dhe sfidën e parë do ta luajnë në Gjermani.

Barcelona do të luajë kundër Eintracht Frankfurt në çerekfinalet e këtij turneu. Sfida e vajtjes do të luhet në Gjermani, ndërsa ajo e kthimit në “Camp Noë”.

West Ham- Lyon dhe Braga- Rangers janë dy takimet e tjera çerekfinale të Europa League.

Është përcaktuar edhe rruga drejt finales së madhe të Seviljas.

Fituesi i çiftit West Ham- Lyon do të luajë kundër fituesit të sfidës Eintracht Frankfurt- Barcelona.

Fituesi i çiftit Leipzig- Atalanta do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e sfidës Braga- Rangers.

Ndeshjet e vajtjes së çerekfinaleve do të luhen në datën 7 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit në datën 14 prill.

Gjysmëfinalet e vajtjes do të luhen në 28 prill, ndërsa ato të kthimit në 5 maj.

Finalja e madhe e Europa League do të zhvillohet në 18 maj në stadiumin “Ramón Sánchez-Pizjuán” të Seviljas në 18 maj./Oversport.tv