
Shorti cakton super sfida në çerekfinalet e UEFA Champions League
Sot është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Champions League. Goglat rezervuan sfida shumë të rëndësishme.
Sfidat e vajtjes do të luhen më datat 5 dhe 6 prill, ndërsa sfidat e kthimit do të luhen një javë më vonë më 12 dhe 13 prill.
Kampioni i Europës në fuqi, Chelsea do të përpiqet të mbrojë trofeun përballë Real Madridit në një superndeshje që mund të jetë një tjetër finale e parakohshme për Madrilenët.
Do të jetë edhe një përballje filozofish në çerekfinale me Manchester Cityin që do të ketë përballë Atleticon e Madridit.
Bayern Munich “peshkoi” një konkurrent të lehtë në letër, pasi në çerekfinale do të ketë përballë Villarrealin.
Sfidë e lehtë edhe për Liverpool që do të përballet me Benficën fillimisht në Portugali e më pas në Angli.
The quarter-finals are set! ✔️
What's your reaction to the draw?#UCLdraw pic.twitter.com/Je3NQHabuy
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 18, 2022
Çiftet e përzgjedhura vendosën edhe gjymëfinalistët që do të zhvillohen më 26 dhe 27 prill ndeshja e ardhjes, dhe më 3 dhe 4 maj sfidat e kthimit. Përpara se kompeticioni të kulmojë me finalen e madhe më 28 maj në Stade de France.
Ekipi që do të triumfojë nga sfida Manchester City-Atletico Madrid do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e Chlesea-Real Madrid.
Ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë midis fituesit të ndeshjes Benfica-Liverpool kundër skuadrës që do të kualifikohet nga sfida Villarreal-Bayern./Oversport.tv