Shoqata e Transportit Urban kërkon rritjen e çmimit të biletës

Shoqata e Transportit Urban në Tiranë ka kërcënuar sërish për rritjen e çmimit të biletës. Përmes një deklarate, kjo shoqatë rendit vështirësitë që sipas tyre kanë ardhur nga pandemia, lufta dhe kriza ekonomike. Kësisoj ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi në të kundërt do të rrisin çmimin e biletës.

Në kërkesën e shoqatës thuhet se për muajin gusht nuk do të ofrohen abone. Kujtojmë këtu se qeveria ka miratuar fond 500 milionë lekë për kompensimin e karburantit me qëllim mos rritjen e çmimit të biletës për qytetarët, shoqata vijon me të sajën se kjo do të ndodhë.