
Shoqata e Hidrokarbureve reagon për çmimin e naftës
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thotë se caktimi i çmimeve nga Bordi i Transparencës vetëm sa ka qenë në dëm si të kompanive, ashtu dhe të konsumatorëve, teksa u ka dhënë operatorëve më pak mundësi të blejnë me eficiencë, duke bërë që çmimet e fiksuara të jenë realisht më të larta sesa do të ishin nëse tregu do të lihej i lirë.
Sipas këtyre vlerësimeve, çmimi i naftës sot do të ishte 240 lekë për litër, nga 252 lekë, që është aktualisht, apo 12 lekë më pak për një litër.
Shoqata sqaron se kjo ndërhyrje ka çuar dhe në luhatjet në drejtim të kundërt të çmimeve në tregun vendas dhe në bursa.
*Tibo News.