
Shoferët e ritestuar ngelin në provim
Të gjithë shoferët që për shkelje të ndryshme kanë humbur të gjitha pikët nga leja e drejtimit do të duhet ta bëjnë kursin e patentës nga e para dhe të japin sërish provimet në teori dhe praktikë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit dhe Transportit Rrugor ka marrë në testim kontigjentin e parë të shoferëve problematik.
Dhe rezultati i këtij testimi ka qenë vërtetë shqetësues.
Nga 6 drejtues mjetesh që janë ritestuar, në teori kanë ngelur të gjithë, çka i ridërgon ata nga e para në autoshkollë për t’u ripërgatitur dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30-ditor.
*Tibo News