Shmangni çdo bisedë të sikletshme, vetëm me një pyetje

Nëse gjendeni në një situatë të sikletshme qoftë në ambientet e punës apo diku tjetër dhe dëshironi t’i shmangeni ju mund ta bëni këtë fare lehtë vetëm me një pyetje.

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale dinë të shmangin situata të tilla – ose më mirë, si t’i menaxhojnë ato për t’i bërë më pak të pakëndshme. Në fakt, hulumtimi i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology tregoi se ata kanë një mënyrë për ta bërë personin tjetër të ndihet rehat, familjar dhe i këndshëm.

Sekreti është i thjeshtë: Ne bëjmë pyetje që duken të sikletshme dhe personale, jo ‘akullthyesit tipikë’. “Cili është momenti juaj më i sikletshëm?”, “Për çfarë jeni mirënjohës?”, “A keni qarë ndonjëherë para të tjerëve?”, “Si e shihni veten pas pesë vitesh?”, janë disa shembuj.

Pjesëmarrësit e studimit zbuluan se sa më e thellë të ishte pyetja, aq më mirë ndiheshin. Ata u lidhën, në një farë mënyre, me bashkëbiseduesin e tyre dhe e pëlqyen atë.

Siç theksuan ekspertët: Njerëzit në eksperimentet tona prisnin që bisedat më serioze të ishin më të sikletshme sesa ishin në të vërtetë. Pritjet tepër pesimiste për bisedë të thellë vijnë nga supozimi i gabuar se bashkëbiseduesi ynë nuk është i interesuar në bisedë. E vërteta është se, zakonisht, të dyve u pëlqente të shtynin kufijtë e sipërfaqes. Hulumtimi ynë arrin në përfundimin se personi pranë jush ka një kohë më të mirë duke biseduar për atë që i pëlqen dhe qëllimin e jetës së tij, sesa për motin dhe lajmet e tij.

Herën tjetër që do të gjendemi në situata të ngjashme, ne e dimë se çfarë të bëjmë.