
Shmangini këto vende për bimët gjatë vjeshtës dhe dimrit
Me ndryshimin e temperaturave kujdesi për lulet duhet të jetë edhe më i madh. Gjatë ditëve të vjeshtës dhe të dimrit, është mirë që shumicën e bimëve t’i mbani brenda.
Por kini kujdes pasi dy ambiente të shtëpisë nuk janë aspak të përshtatshme për to, kjo vlen edhe për bimët që qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë vitit. Këto janë vende pranë dritareve përmes të cilave hyn ajri i ftohtë dhe vende pranë burimeve të nxehtësisë , si p.sh. soba, sepse ato tërheqin lagështinë nga bima, kështu që ka mundësi që bima të thahet shpejt.
Për shkak se ka më pak rreze dielli, bimët e shtëpisë rriten më ngadalë gjatë dimrit, kështu që nuk kanë nevojë për aq ujë sa në muajt e ngrohtë. Ujitja e tepërt mund të shkaktojë probleme të ndryshme të bimëve.