
Shkup, opozita dhe qeveria me akuza të ndërsjella për raportin e KE-së
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer pasi ua dorëzoi raportin e Brukselit zyrtarëve më të lartë shtetërorë në Shkup, foli të enjten në një konferencë shtypi për mangësië e theksuara në raport, duke e vlerësuar raportin si të sinqertë dhe të drejtë.“Ndërsa raporti nënvizon përparim në disa fusha, është po ashtu i sinqertë lidhur me ato fusha ku nuk është shënuar përparim, apo ku ka një përparim të kufizuar. Në veçanti, në ato fusha ku ne konsiderojmë se janë shumë të rëndësishme dhe ne i përshkruajmë si themele në procesin e bisedimeve (me BE-në) për integrim, siç janë: sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, reforma e administratës publike, të drejtat themelore të njeriut”, tha ambasadsori.
Ai theksoi se raporti është i sinqertë dhe i drejtë, ndërsa tha se në këtë mënyrë, KE-ja dëshiron të inkurajojë autoritetet, institucionet shtetërore dhe të gjithë aktorët politikë që të bëjnë shumë më tepër për të avancuar me reformat në interes të qytetarëve dhe në interes të rrugës evropiane drejt Bashkimit Evropian.Ndërkaq, zëvendës kryeministri maqedonas për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç, i cili është dhe kryenegociator në procesin e bisedimeve me BE-në, tha se rekomandimet do t’i shërbejnë Shkupit si bazë për zbatimin e reformave në vijim.Por, ai kritikat dhë vërejtjet e Brukselit nuk i shikon si të drejtuara vetyëm ndaj qeverisë, por më tepër ndaj opozitës.