Shkuan për panair turizmi, disa shqiptarë u bllokuan në Izrael

Sulmi i Iranit në Izrael në orët e para të mëngjesit të së dielës shkaktoi probleme me linjat ajrore dhe fluturimet mes disa shteteve. Kjo situata ka prekur edhe disa shqiptarë. Sipas mediave vendave, të paktën 5 persona nuk arritën dot të fluturonin drejt Tiranës, në mëngjesin e të dielës pasi u anuluan fluturimet.

Grupi përbëhet nga punonjës të ministrisë së turizmit dhe operatorë turistikë. Me to ndodhet edhe një fëmijë i mitur.

Mësohet se ata kishin udhëtuar drejt Izraelit për të marrë pjesë në një aktivitet promovues të zhvilimit turistik të Shqipërisë, të organizuar nga ambasada shqiptare në Izrael.

Por përshkallëzimi i situatës ka bërë që Ministria jonë e jashtme tu kërkonte këtyre personave të ktheheshin në Shqipëri qysh ditën e enjte, por këto thirrje nuk u morën seriozisht.

Pas ngjarjeve të fundit, Ambasada jonë në Izrael ju ka siguruar atyre një fluturim kthimi në Shqipëri, përmes një fluturimi tranzit me nisje pasditen e së dielës.

Në Izrael, jetojnë përkohësisht edhe 8 studentë shqiptarë. Mundësimi i kthimit të tyre, nëse do ta kërkojnë një gjë të tillë, do të bëhet në përputhje me rregullat e reja të sigurisë që do njoftojë Izraeli.

MEPJ thirrje shqiptarëve në Izrael: Ndiqni udhëzimet, dy numra në dispozicion