Shkrihen 9 prokurori në vend, shtohen dosjet në gjykata

Pas shkrirjes së gjykatave të apelit në një të vetme në Tiranë, ndryshimi në sistemin e drejtësisë do të vijojë sërish më 1 maj, kur hyn në fuqi shkrirja e 9 gjykatave të tjera të shkallës së parë.

Shkrirja e këtyre gjykatave do të thotë se bashkë me to do të mbyllen edhe 9 prokurori.

Ndërkaq, stoku i dosjeve në gjykata sa vjen e shtohet. Kjo situatë shkakton tepër vështirësi për prokurorë, siç deklaroi edhe vetë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla.

Kreu i KLP e përshkruan situatën të vështirë jo vetëm për prrokurorët, por edhe për qytetarët që presin zgjidhje.

*Tibo News