Shkon në mbi 1000 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

Numri i të vdekurve nga tërmeti me mgnitudë 6.1 në Afganistan të mërkurën arriti në 1,000, sipas zyrtarëve të menaxhimit të fatkeqësive, me më shumë se 600 të plagosur dhe numri pritet të rritet ndërsa informacione të reja vijnë nga fshatrat e largëta malore.

Një numër i papërcaktuar njerëzish kanë mbetur nën rrënoja dhe në zonat periferike, ndërsa operacionet e shpëtimit u ndërlikuan nga kushtet e vështira, duke përfshirë shirat e dendur, rrëshqitjet e dheut dhe shumë fshatra të vendosur në terrene të vështira malore.